Transmetuar më 18-12-2018, 18:34

Shumë prej nesh kanë nishane të kuqe në trupin e tyre, të cilat askush nga ne nuk guxon t’i prekë pasi ka frikë se ato mund të jenë kancerogjene.

Nishanët në ngjyrë të kuqe apo të kuqerremtë shkaktohen si pasojë e moshës dhe e jetesës së pashëndetshme.

Zakonisht tek gratë këto nishane fillojnë të shfaqen pak kohë para hyrjes në menopauzë, dhe shaktohen nga problemet e ndryshme kardiovaskulare.

Ndërsa tek meshkujt nishanet me ngjyrë të kuqe shfaqen si pasojë e abuzimit me alkoolin dhe problemeve që shkaktohen nga funksionimi i mëlçisë.

Gjithsesi, e mira është që të mos e ngacmoni pikën e kuqe që ju është shfaqur në trup. Pasi ngacmimi mund të shkaktojë përhapjen dhe kthimin e saj në vatër tumorale.