Transmetuar më 18-12-2018, 15:56

Delegacioni i BE në Shqipëri ka përshendetur protestën dy javore të studentëve, ndërsa kanë bërë thirrje që tashmë të këtë një dialog për të gjetur zgjidhjen e të gjitha këtyre kërkesave.

Në një reagim në Facebook, delegacioni i BE-së thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë.

Delegacioni i BE-së thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore.

E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, ka qenë ky reagimi delegacioni i BE./b.l/noa.al/