Transmetuar më 18-12-2018, 14:38

Kryeministri Edi Rama shprehet i kënaqur pas bisedës që zhvilloi ditën e sotme me një grup studentësh të Universitetit Bujqësor dhe një përfaqësi pedagogësh.

Rama thotë se askush nuk tradhtoi askënd, por se në fund të gjithë dolën më të informuar.

“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për dialogun e dobishëm që zhvilluam. Askush nuk tradhtoi askënd, e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e dialogut, situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve”, shkruan Rama.

Po ashtu Kryeministri thotë se "Dialogu nuk ndalet më!"

Në takimin e sotëm, Rama iu premtoi studentëve se në muajin janar “Do të paguani vetëm 50% të tarifës, në sistemin bachelor”.

Më herët Rama tha se kush merr 9 dhe 10 shteti ja paguan 100% tarifën, ndërsa atyre marrin 8-9 duhet paguar më shumë se 50% e saj.

Në këtë drejtim shtoi se gjithë studentëve që vijnë nga familjet në nevojë do ju paguhet 100% e tarifës.

Ai tha se studentët e ekselencës cilësohen ata me mesatare 10 absolut ku janë rreth 100 të tillë, duke sugjeruar që kjo kategori të zgjerohet për nxënësit nga 9-10.

Sipas kreut të qeverisë, këtyre nxënësve jo vetëm do ju paguhet tarifa por do ju jepet një bursë vjetore për shpenzimet e vogla.

Ndërsa për nxënësit me 4 dhe 5, tha se do të ketë përgjysmim tarife me afat, për ti shtyrë të dalin nga kjo situatë dhe se kush do të mos përmirësohet le të rrijë dhe të paguajë tarifën e plotë. /a.y/noa.al

Rama iu premton studentëve: Në janar do paguani vetëm 50% të tarifës

Rama: Kategoritë e studentëve që do ju hiqet tarifa, 4 dhe 5 do kenë përgjysmim me afat

Studentja e Bujqësorit: S’na thanë që do vinit, braktis mbledhjen! Rama: Po shkatërroni, atë që krijuat vetë