Transmetuar më 18-12-2018, 14:18

Një aventurë aspak e këndshme gjatë pushimeve, ku një burrë 56-vjeçar e pësoi keq.

Bëhet fjalë për turistin anglez George Leece, i cili gjatë pushimeve të tij mendoi që të përjetonte një eksperiencë të nxehtë, me dy vajza njëkohësisht.

Por, George u drogua dhe u vodh në dhomën e tij të hotelit, pasi bindi dy vajzat që të përjetonin një eksperiencë treshe. Ngjarja vjen nga zona e Pattaya, në Tajlandë dhe është shënuar gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës.

56-vjeçari iu kishte kërkuar dy vajzave që kishte njohur gjatë pushimeve që ta shoqëronin në dhomën e tij, për të bërë seks treshe.

Në momentin e fundit, njëra prej vajzave u tërhoq, ndërsa tjetra hyri në dhomë me të.

Që nga ai moment, George nuk kujton më gjë, përveç faktit se u zgjua pasditen e së shtunës, pa gjetur 1 mijë sterlinat që kishte me vete dhe një varëse me diamant me një vlerë të madhe, shkruan noa.al.

Burri denoncoi ngjarjen në polici, ndërsa pranë krevatit gjeti edhe disa pilula, me anë të së cilave pretendon se është droguar dhe më pas vjedhur. /a.y/noa.al