Transmetuar më 18-12-2018, 13:58

Tashmë e mësuar me mëmësinë, Adelina Tahiri po shijon rritjen e të birit Jon.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi teksa i biri shihet i veshur si arush.

Por ndryshe nga zakonisht, këtë herë Adelina e ka zbuluar fytyrën e vogëlushit, i cili shihet një fëmijë mjaft i lezetshëm.

Adelina ka nisur të krenohet me vogëlushin e saj në këtë formë, duke ndarë momente me ndjekësit e saj.

Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas avokati Serjozha Markov, pak muaj më parë u bënë prindër të të voglit Jon.

Historia e tyre e dashurisë u pa me skepticizëm që në fillim, për shkak se ai është 50 vjeç dhe ka një vajzë 19 vjeçe, ndërsa Adelina nuk ka mbushur ende 30. /a.y/noa.al