Transmetuar më 18-12-2018, 12:52

Ish-ministri demokrat i Financave, i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka folur për herë të parë lidhur me këtë kandidaturë.

I pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku u shqyrtua kandidatura e tij, Bode tha se pranimi për të dhënë kontributin u bë jashtë çdo ndikimi politikë.

Bode tha se me eksperiencën dhe formimin e tij do të kontribuojë në një debat konstruktiv për të përmbushur të gjithë detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë.

“Me bordin e ri dhe debatin që do të zhvillohet brenda do mund të marrim një përgjigje pozitive. Të gjithë kemi çmuar punën e Bankës së Shqipërisë, unë mendoj që jo vetëm eksperienca ime do kontribuojë në një debat të dobishëm”, u shpreh Bode.

Në vijim tha se e pranon ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat politike, duke kontribuar me paanësi. /a.y/noa.al