Transmetuar më 18-12-2018, 12:39

Hanë oriz të kontaminuar dhe ndodh një tragjedi e vërtetë. 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një helmim ushqimi misterioz, gjatë një ceremonie rituale në një tempull hindu në Indi.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të diele, në distriktin e Chamarajanagar, në shtetin e Karnataka.

Orizi me perime, dyshohet se ishte i helmuar, teksa ishte përgatitur për t’iu shpërndarë besimtarëve në tempull gjatë lutjeve.

Në tempullin në fshatin e Sulivadi, ku dhe ndodhi ngjarja, ndodheshin rreth 90 persona.

“Prasad”, siç njihet orizi i shpërndarë në ceremoni, shkaktoi të vjella dhe dhimbje barku edhe tek shumë besimtarë të tjerë, të cilët u shtruan në spital, shkruan noa.al.

Kampione nga orizi që shkaktuan helmimin u dërguan në laborator për tu analizuar.

Sakaq qeveria e shtetit të Karnataka, ka marrë vendim për ti shpërblyer familjet e viktimave me nga 7 mijë dollarë. /a.y/noa.al