Transmetuar më 18-12-2018, 12:23

Dy policët privatë të arrestuar pas grabitjes së makinës me paratë e drejtorisë së Patentave në Durrës, do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve.

Kjo pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fejzi Sakaj dhe Astrit Gjata, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Fejzi Sakaj, 46 vjeç, dhe Astrit Gjata, 55 vjeç, banues në Durrës, janë punonjës në shoqëri sigurimi private punonjës në shoqërinë e sigurimit privat, që kishte në ngarkim transportin e parave.

Dy të ndaluarit u vunë në pranga pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithçka pasi ditën e premte, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se tre persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit të shoqëri private sigurimi, që po transportonte paratë e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë marrë të gjitha paratë që kanë qenë në makinë.

Mësohet se shuma e grabitur është rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Bëhet e ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut. /a.y/noa.al

Grabitja e makinës me paratë e drejtorisë së Patentave Durrës, pranga dy punonjësve të sigurimit