Transmetuar më 18-12-2018, 12:08

Opozita pritet që të rikthehet në Parlament, në seancën parlamentare të ditës së nesërme e enjte, për të vijuar me të njëjtën rrugë edhe në seancën e së premtes.

Ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas një takimi të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me aleatët opozitarë, ajo që ka kërkuar kthimin në Kuvend, ku dhe është gjetur dakordësia.

Në takimin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, mori pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka.

Kryemadhi është shprehur gjatë mbledhjes së aleatëve, se nuk do të lejohet që Edi Rama të tallet me studentët.

Kjo pasi në seancën e së enjtes, Parlamenti do të diskutojë miratimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019, i cili rikthye për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta, me synim plotësimin e kërkesave të studentëve. /a.y/noa.al