Transmetuar më 18-12-2018, 10:00
Foto ilustruese

Një shqiptar është arratisur nga një burg në Greqi, teksa ishte ndaluar për grabitje me dhunë.

Arratisja e shqiptarit, u bë nga ambientet e një paraburgimi në Athinë, sot në mëngjes ora 04.20.

I arrestuari preu kangjellat e dritares së qelisë dhe arriti të ikte në drejtim të paditur, raporton noa.al duke cituar një komunukatë që lëshoi sot drejtoria e burgut në Menidi.

Αστυνομία στο Ζεφύρι

Shqiptari i arratisur, ishte arrestuar nga policia pak javë më parë, pas një grabitjeje me dhunë.

Ndërkohë pas grabitjes, ai kishte mbetur i plagosur, por pas mjekimit ishte dërguar në një rajon policie në Menidhi.

Sakaq policia greke është vënë në ndjekje të shqiptarit, teksa vijon puna për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e rrethanave të arratisjes.

Shqiptari i arratisur ishte arrestuar pas një grabitje me dhunë në një zyrë postare, në 27 nëntor. /a.y/noa.al