Transmetuar më 18-12-2018, 09:23

Një studim i ri australian, tregon se një regjim ushqimor me përmbajtje të lartë kripe, nuk shkakton vetëm tension të lartë dhe sëmundje kardiovaskulare, por dëmton kockat, duke krijuar vrima në to.

Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit e Baker Heart and Diabetes Institute në Sidnei, të cilët kanë ushqyer në laborator për 12 javë një grup minjsh me përmbajtje të lartë kripe, për të analizuar efektet, përveç hipertensionit.

Studiuesit zbuluan se minjtë, kishin sisteme imunitare tejet aktive dhe një numër të lartë rruazash të bardha, të prodhuara nga qelizat staminale “të rebeluara”.

Studiuesit analizuan dhe kockat, ku qëndrojnë qelizat staminale dhe u konstatua se ishin të mbushura me vrima, shkruan noa.al.

Qelizat imunintare superaktive, të ekspozuara ndaj niveleve të larta të kripës, rrezikojnë që të dëmtojnë seriozisht kockat, të cilat humbin kompaktësinë. /a.y/noa.al