Transmetuar më 18-12-2018, 08:58

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh me rastin e ditës ndërkombëtare të emigrantëve.

Mesazhin e tij ai e jep me porosinë e Papa Françeskut.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Françeskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë ‘dimrin demografik’ të Europës”, shkruan Meta.

Ai thotë se me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.

Kreu i shtetit thotë se, duhet të frenohet largimi i tyre dhe t’ju mundësohet ndërtimi i një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri. /a.y/noa.al