Transmetuar më 18-12-2018, 08:45

Tmerr i vërtetë! Një vajzë vetëm 3 vjeçe u përdhunua pranë shtëpisë së saj. Vogëlushja u gjet e gjakosur dhe pa ndjenja, në shkallët e pallatit ku jetonte.

Si i dyshuar për ngjarjen, nga ana e policisë u vu në pranga një 40-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fundjavën e lënë pas në New Delhi të Indisë.

E mitura u dërgua në spital, ku dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Bidanpur, dhe përkon me përvjetorin e abuzimit të gjashtë viteve më parë, që çoi në vdekje pas 13 ditësh në agoni, të Nirbhaya, studentes së përdhunuar në një autobus nga shtatë meshkuj, mes tyre edhe shoferi.

Lidhur me abuzimin seksual ndaj 3-vjeçares, komisarja e policisë për femrat në Delhi, Swati Maliwal, deklaroi se, “Gjendja e saj paraqitet kritike”. /a.y/noa.al