Transmetuar më 18-12-2018, 08:25

Takimi i fundit mes 74-vjeçarit Thomas Markle dhe Meghan Markle ka ndodhur në muajin maj, në prag të dasmës me princin Harry të Anglisë dhe më tej marrëdhënia mes tyre u kris. Pas kësaj ai nuk u përfshi më në jetën e së bijës, dukeshës së Sussex.

Në transmetimin direkt të programit “Good Morning Britain” në ITV, Thomas Markle ka bërë një apel pajtimi për të bijën.

“Të dua shumë, je vajza ime dhe do më bëhej qejfi të mësoja të reja rreth teje”, u shpreh ai.

Burri i moshuar, nuk e shoqëroi dot të bijën në altar më 19 maj për t’ia dorëzuar princit, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Megjithatë në apelin televiziv, ai thotë se, “Çfarëdo problemesh të kemi, duhet të jemi në gjendje që ti zgjidhim. Bëjmë pjesë në të njëjtën familje, ndaj të lutem më kontakto. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet, pasi nuk mund të zgjasë përgjithmonë”.

Në muajin prill vjen në jetë fëmija i parë i Meghan dhe Harry dhe lidhur me këtë çështje, Thomas Markle thotë se, “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të kem mundësi të takoj Meghan ose Harryn e vogël. Unë jam babai yt Meghan dhe do jem gjyshi i fëmijëve të tu”. /a.y/noa.al