Transmetuar më 18-12-2018, 07:57

Zverdhja e dhëmbëve është një siklet i vërtetë të paktën për anën estetike tonë.

Kështu që nëse larja e rregullt e dhëmbëve nuk mjafton për ti pasur të bardhë, ekzistojnë dy zgjidhje natyrale, të cilat zhdukin atë shtresën e bezdisshme të verdhë.

Pikë së pari përzieni sodë buke me kripë. Krijoni një masë kremoze dhe vendoseni mbi furçën e dhëmbëve, duke i pastruar normalisht.

Një procedurë të tillë mund ta përdorni një herë në javë.

Gjithashtu edhe lëkura e portokallit dhe limonit, ju vijnë në ndihmë në këtë drejtim.

Kjo pasi për shkak të acideve që përmbajnë, ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve.

Me një copë lëkurë mund të fërkoni disa herë dhëmbët, nëse keni durim deri në tre minuta, ose në të kundërt përsëriteni sa më shpesh këtë veprim.

Pas këtyre trajtimeve, do të vini re rezultate të menjëhershme. /a.y/noa.al