Transmetuar më 18-12-2018, 07:42

Aktorja, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi viteve të fundit është parë shumë e angazhuar në ekran.

Por duket se këto angazhime nuk i kanë mjaftuar që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme.

Të paktën kështu lë të kuptohet në një letër të publikuar në rrjetet sociale, e cila i drejtohet babagjyshit.

As më shumë dhe as më pak, por Rozi i kërkon para plakut simbol të dhuratave.

“I dashur babagjysh,

Ashtu si vitin që shkoi, edhe këtë vit dëshiroj të më sjellësh para.

Dëshirën po ta nis të shkruar në letër zmerile, që të mos fshish bythën me kërkesën time, siç bëre vjet”, shkruan Rozi. /a.y/noa.al