Transmetuar më 17-12-2018, 23:17

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në protestën e studentëve si dhe sjelljes e Ramës kundër kërkesave të studentëve.

Edmond Tupja u shpreh se Rama nuk del para studentëve, pasi ka frikë se del nga vetvetja.

"Zhgënjim i plotë i imazhit sepse kryeministri ka shitshmërinë e ngjalës, por kujdes nga ‘peshkatarët’. Sidomos nga ‘peshkatarët’ e rinj.

Ai kënaqet kur e krahasojnë me monarkun apo me sulltanin siç e krahasoi Lubonja. Ai ka frikë se mos del nga vetvetja dhe nuk del para masës, para studentëve.

Kryeministri përdor batuat kur mungon argumenti", u shpreh Tupja./a.k/noa.al/