Transmetuar më 17-12-2018, 22:28

Takimi mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama para zgjedhjeve të fundit nuk u prit mirë nga përkrahësit e djathtë.

Por a do të ketë sërish një takim mes tyre?

Përgjigjen e ka dhënë sot kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai u shpreh se nuk do të ketë më asnjë takim të dytë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

‘Nuk do të ketë asnjë takim të dytë me Ramën. Koha e Takimeve Basha-Rama nuk ka për të patur më kurrë’, tha Basha./a.k/noa.al/