Transmetuar më 17-12-2018, 21:21

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv, ku ka folur për protestën e studentëve.

Basha tha se fajtor  për cilësinë e arsimit në vend është vetëm Edi Rama dhe tha se  gjatë qeverisjes së PD janë bërë investime në konvikte dhe për arsimin.

“Protesta e studentëve është një protestë e drejtë, ajo vjen si rezultat  i degjenerimit të lartë. Përgjegjësinë e ka një dhe vetëm një njeri, vetëm Edi Rama.

Ne e kundërshtuam këtë ligj me të gjitha format. Ne do të anulojmë këtë ligj që në ditën e parë kur të vijmë në pushtet. Rama harxhon më shumë për luksin në Kryeministrisë se sa harxhon për shkollat dhe kopshtet.

Ne kemi sot arsimin me të shtrenjtë në Evropë, dhe kemi arsimin me cilësi më të ulët në botë. Ligji i arsimit të lartë, është korruptiv dhe klientetlist“, shtoi ndër të tjera Basha.

Kreu i PD u shpreh ndër të tjera: Nuk kemi nevojë që ta instrumantalizojmë këtë protestë. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë ti mbështesin studentët mos t’i lënë vetëm.