Transmetuar më 17-12-2018, 20:16

Identifikohet personi që mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Kol Bruka, 50 vjeç, banues në Ulëz, ishte duke udhëtuar me makinë.

Automjeti i tij doli nga rruga dhe për pasojë përfundoi në një humnerë në aksin Burrel-Skuraj.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë si pasojë e rreshjeve të shiut. /k.k/noa.al/

Makina bie në humnerë, ndërron jetë një person