Transmetuar më 17-12-2018, 19:58

Kryeministri Rama ka përfunduar takimin me pedagogë të Gjeologjikut dhe një grupi studentësh.

Kreu i qeverisë e ka quajtur këtë takim të dobishëm për dialogun.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun).

Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë Nesër vazhdojmë”, shkruan Rama në Twitter.

Dita e nesërme pritet të jetë vendimtare sa i përket kërkesave të studentëve.

Këta të fundit do të vendosin të martën nëse do të ulen apo jo në takim me kreun e qeverisë, ka mësuar Noa jozyrtarisht. /k.k/noa.al/