Transmetuar më 17-12-2018, 19:43

Falë vetive antioksiduese, antibakteriale, detoksikuese, antivirale dhe hidratuese, aloe vera është produkti i vetëm natyror që zëvendëson të gjitha llojet e kremrave.

Xheli i kësaj bime, njohur si bima e pavdekësisë është i pasur me enzima që luftojnë plakjen qelizore, shkaktuar nga radikalet e lira.

Mund të përdoret si një ilaç natyror që trajton sëmundje të ndryshme dhe gjen përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë.

Përdoret në maska të ndryshme dhe qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme. Aloe Vera është një antiinflamator i fuqishëm dhe qetëson inflamacion të shkaktuara nga djegia në dielli apo pickimi i insekteve.

Aloe vera është detoksikon organizmin së brendshmi duke çhelmuar organet dhe së jashtmi duke rinovuar qelizat.

Aloe vera është gjithashtu e shkëlqyer për përdorim të brendshëm, pasi pirja e një luge xhel aloe vera trajton kolitin ose gastritin. Kjo bimë stimulon sistemin imunitar, duke luftuar bakteret dhe viruset.

Qetëson lëkurat delikate

Xheli i Aloe Verës është një mënyrë trajtimi kundër puçrrave apo akneve. Ju duhet të përzieni një lugë gjelle xhel Aloe me 2, 3 pika lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni ta përthithë për rreth 30 minuta.

Qetëson lëkurën nga djegiet e diellit

A e dinit se Aloe Vera mund të përdoret si hidratues për lëkurat e thata ?

Ju mund të aplikoni xhelin e bimës direkt mbi lëkurën tuaj dhe mos të kini nevojë të përdorni asnjë lloj kremi tjetër hidratues.

Trajton lëkurën pas pickimit të insekteve, apo inflamimeve

Parandalon plakjen e lëkurës në nivel qelizor

Ju mungon shkëlqimi rinor? Ndoshta keni nevojë për një trajtim me 5 yje në kushte shtëpie.

Kombinoni ½ lugë çaji me vaj ulliri, 1 lugë çaji aloe vera, dhe 1 lugë çaji tërshërë . Aplikoni këtë paste në fytyrën tuaj dhe lëreni për 30 minuta.