Transmetuar më 17-12-2018, 18:56

Dyqanet, që kanë të drejtën ekskluzive të shitjes së kalendarit, kanë raportuar se ato ku shfaqet presidenti 66-vjeçar i Rusisë po dominojnë shitjet në të gjithë Japoninë.

Me vetëm dy javë të mbetura nga ky vit, kalendarët e Putinit janë më popullorë sesa ato, në të cilët shfaqet aktori japonez Kei Tanaka apo Juzuru Hanyo, kampioni olimpik i patinazhit artistik.

Kjo nuk është hera e parë që kalendarët e Putinit rezultojnë “hit” mes konsumatorëve japonezë.

Në vitin 2017, kalendarët ku shfaqej ai duke luajtur në borë me qentë e tij, përfshirë konen Akita Inu, një dhuratë nga guvernatori i prefekturës Akita në Japoninë perëndimore, u tejshitën.

Ndërsa në vitin 2016, viti i parë i kalendarëve zyrtarë që dolën në shitje në Japoni, ato me Putinin që peshkonte pa bluzë dhe praktikonte xhudon u zhdukën sërish shumë shpejt nga raftet.