Transmetuar më 17-12-2018, 18:28

Në një kohë kur studentë nga të gjitha Universitet publike protestojnë prej 13 ditësh për kushte më të mira si dhe ulje të tarifave të studimit, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave në kryeqytet.

Mësohet se takimi ka disa minuta që ka nisur dhe zhvillohet pa praninë e mediave.

Takimi zhvillohet me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, të cilën e kishte paralajmëruar pak ditë më parë gjatë takimit që pati me rektorë dhe dekanë të Universitetit të Tiranës.

Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët./b.l/noa.al/