Transmetuar më 17-12-2018, 16:36

Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS, Ylli  Manjani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” dhe kryefjala e tij është protesta e studentëve.

Këta të fundit kërkojnë prej 13 ditësh radhazi plotësimin e 8 kërkesave, por ende nuk ka asnjë sinjal apo reagim për zgjidhjen e tyre.

Manjani përmes një postimi të tij i bëri thirrje kryeministrit Rama, që të plotësojë një orë dhe më parë kërkesat e studentëve dhe të lërë mënjanë bejtet elektronike.

“Nëse protesta e studentëve është e PD dhe LSI, siç thotë Rama, atëhere bravo ju qoftë! Nuk e dinim se opozita qënka kaq e fortë… Ose Rama vërtë s’di se ç’thotë!

Plotëso kërkesat, o zotni!!! Plotësoi e mbaroje kët punë! Lëri bejtet elektronike se je ende Kryeministër!”, shkruan Manjani.