Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për raundin me eliminim direkt të UEFA Champions League.
Pas fazës së grupeve, tashmë janë 16 skuadra që do të vijojnë betejën mes tyre për më të mirin e Europës.
Lufta bëhet për kurorën, të cilën e mban në tri sezonet e fundit Real Madrid. “Los Blancos” edhe këtë herë do të tentojnë maksimumin që të mos lëshojnë fronin.
Fillimisht, para përfaqësuesve të klubeve është paraqitur procedura e shortit.
Skuadrat janë ndarë në dy vazo.
Nuk janë lejuar skuadra të së njëjtës federatë përballë njëra-tjetrës.
Goglat e shortit na kanë njohur me këto përplasje që noa.al jua sjell më poshtë, ku spikat Liverpool-Bayern Munich, e cila konsiderohet si një finale e parakohshme:
ATLÉTICO MADRID – JUVENTUS
SCHALKE 04 – MANCHESTER CITY
MANCHESTER UNITED – PSG
TOTTENHAM – BORUSSIA DORTMUND
OLYMPIQUE LYON – BARCELONA
ROMA – PORTO
AJAX – REAL MADRID
LIVERPOOL – BAYERN MÚNICH