Transmetuar më 17-12-2018, 13:04

Ereksioni i mashkullit nuk është problem ekskluziv i moshave të thyera.

Stresi, mërzitja për shkaqe të ndryshme, gjendja shëndetësore, luhatja e humorit e plot faktorë të tjerë, janë shkaqe të mungesës së dëshirës për të bërë seks e deri në mungesë ereksioni.

Për ta zgjidhur këtë, shumë njerëz përdorin medikamente, mes tyre më e famshmja viagra, por edhe të tjera si cialis.

Megjithatë këto kërkojnë një kujdes të veçantë në përdorim dhe nuk këshillohen te të rinjtë.

Nëse shkon në tregje me produkte tradicionale të vendeve aziatike, gjen edhe të ashtuquajturin çaj viagra, që është një ndihmesë e papërfillshme për ereksionin.

Por a ka një viagra natyrale?

Shkencëtarët janë marrë gjerësisht me këtë dhe kanë analizuar një seri produktesh ushqimore.

Ata kanë zbuluar se panxhari është një produkt shumë i mirë për t’u përdorur në vend të viagrës.

Dr Carrie Ruxton evidenton se bor, është elementi i gjetur në sasi të mëdha në panxhar, i cili rrit nivelin e testosteronit. Ai përmirëson shëndetin seksual dhe rezistencën e burrave.

E për më tepër, panxhari siguron edhe shumë përfitime shëndetësore: kolesterol më të ulët dhe triglyceride, për të parandaluar akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Sakaq lëngu i panxharit rrit qëndrueshmërinë e fizikut të mashkullit sidomos kur përballet me agjentë atmosferikë për shkak të punës në mjedise të jashtme.

Nëse kthehemi në kohë, sipas mitologjisë, panxhari ishte ushqim i preferuar i perëndeshës së dashurisë, që hante shumë panxhar për të ruajtur bukurinë e saj.

“Duke qenë se panxhari përmban metalin e quajtur bor, ai mundëson që hormonet seksuale të qarkullojnë më shumë në trup”, – tregon Dr. Carrie Ruxton, duke shtuar se “përmbajtja e nitrateve ndihmon në rritjen e furnizimit me gjak në organet gjenitale, duke kontribuar kështu në rritjen e ereksionit”.

Ndaj nëse keni më shumë dëshirë për seks, mbani panxhar në shtëpi, duke e përdorur si sallatë apo si lëng, ose në gatime të tjera shtëpiake. /noa.al/

NOA Sondazh