Transmetuar më 17-12-2018, 12:13

Një shpërthim i fuqishëm u shënua në një restorant në Sapporo në veri të Japonisë, rreth orës 20.30 të kësaj të diele, me orën vendase.
Si pasojë e shpërthimit rreth 20 persona mbetën të plagosur, ndërsa e gjithë godina u shemb.
Pamjet nga vendi i ngjarjes u përhapën me shpejtësi, ku shihet një godinë dy katëshe e gjitha e shkatërruar, në lagjen qendrore të Toyohira.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një rrjedhje gazi.
Një pjesë e klientëve dolën nxitimthi të terrorizuar, ndërkohë që për pjesën më të madhe të tyre, pasojat ishin të pashmangshme. /a.y/noa.al