Transmetuar më 17-12-2018, 12:00

Këtë javë do të mbahen dy seanca parlamentare, njëra ditën e enjte ashtu siç ndodh zakonisht, dhe tjetra të premten.

Gjatë ditës së enjte pritet të rrëzohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e studentëve.

Ndërkohë gjatë ditës së premte do të mbahet një seancë e posaçme për vetingun në politikë.

Këto detaje u zbuluan pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist paraditen e së hënës.

Gjatë mbledhjes socialisti Pjerin Ndreu u ankua për ministrat, duke kërkuar koordinim dhe llogaridhënie. /a.y/noa.al