Transmetuar më 17-12-2018, 10:58

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj pa u menduar dy herë, duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para nga familjarët dhe bamirës të ndryshëm.

Jasmin Mistry iu tha të gjithëve se kishte vetëm gjashtë muaj jete, pasi mjekët e kishin diagnostikuar me tumor në kokë.

Një mashtrim i programuar me detaje, madje ajo kishte marrë edhe një kartë tjetër telefoni, nëpërmjet të cilit dërgonte mesazhe në emër të një mjeku fiktiv, ku i thuhej se për të mund të kishte mundësi shpëtimi, në rast se do të kurohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

As nuk e vrau mendjen për shqetësimin dhe ankthin që ju dhuroi familjarëve, vetëm për ti bindur që t’iu merrte para.

Gruaja angleze nga Loughborough, iu tha të afërmve se ishte prekur nga një tumor në shtyllën kurrizore, i cili më tej ishte shtrirë në kokë. Historia nisi në vitin 2013 dhe për katër vite me radhë arriti që ta ruajë mashtrimin, duke marrë mbi 250 mijë euro, para të cilat i shpenzoi për udhëtime luksi dhe jetë qejfi.

Siç shkruajnë mediat vendase, gruaja arrinte që të shtirej në perfeksion sikur villte, sikur jashtëqiste me gjak, duke simuluar një gjendje të rëndë fizike.

Pas disa vitesh burri i saj nisi të dyshojë dhe ia tregoi një radiografi të gruas një mjeku, i cili kuptoi menjëherë se ishte një imazh i marrë nga Google, shkruan noa.al.

Kështu burri e zbuloi mashtrimin, duke denoncuar gruan dhe duke i kërkuar divorcin.

“Psikologjikisht dhe emocionalisht është diçka nga e cila nuk do e marrë veten kurrë. Është diçka që nuk ia uroj askujt”, tha burri Vijay Katechia. Tashmë, gruaja është në pritje të procesit gjyqësor. /a.y/noa.al