Transmetuar më 17-12-2018, 09:50

Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar indiferent ndaj votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në procesverbal thuhet se 4741 është numri i personave që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve, por se në kutitë e votimit u gjetën 4919 vota.

Rama publikon procesverbalin e votimit dhe ngre pikëpyetje “Si ka mundësi?”

Kryeministri shkruan se 4741 janë votues, ndërkohë që rezultojnë të kenë votuar 4919.

Rama e vijon më tej ironinë, duke shkruar “po 7×7 bëjnë 42 praaa!” /a.y/noa.al

PD publikon listën e emrave të zgjedhur në Këshillin Kombëtar