Transmetuar më 17-12-2018, 09:21

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato.

Në vendimin e dhënë gjyqtari u shkarkua, duke mos e kaluar dot procesin e vetingut.

Kjo për shkak se nga verifikimet e kryera u konstatuan mospërputhje mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Gjithçka për shkak të deklarimeve kontradiktore, në raport me mobilimin 25 mijë euro të shtëpisë dhe jo vetëm.

Kjo pasi e njëjta shumë është shpenzuar nga gjyqtari për shkollimin e dy vajzave në Hollandë dhe shkollimin e djalit në një kolegj në Tiranë.

Po ashtu nuk rezultojnë të justifikuara shpenzimet e kryera prej tij jashtë shtetit. /a.y/noa.al

Gjyqtarit të Apelit s’i dalin llogaritë për mobilimin dhe shkollimin e vajzave në Holandë