Transmetuar më 17-12-2018, 08:58

Një aksident tragjik në autostradë u mori jetën gjashtë personave, ku mes tyre janë pesë të rinj me moshë nga 20 deri në 42 vjeç dhe një burrë 52 vjeç.

Përplasja fatale u shënua në orët e vona të kësaj të diele, në zonën e Valeriana, në provincën e Sondrio në Itali.

52-vjeçari udhëtonte me një makinë “Fiat 500 X”, ndërsa të rinjtë udhëtonin me një “Panda”.

Njëra prej makinave, ende nuk është saktësuar cila, udhëtonte kundravajtje, çka bëri që të shkaktojë aksidentin fatal.

Si pasojë e përplasjes makina ‘Fiat 500 X’ përfundoi në flakë , duke bërë që të gjejë vdekjen drejtuesi Andrea Gilardoni, 52 vjeç.

Ndërkohë katër viktimat e tjerë janë, Jessica Capelli, 26 vjeçe, e cila ndodhej nën drejtimin e mjetit, Giada Zerboni, 33 vjeçe, Nicola Porte, 20 vjeçe, Cristian Magaroli, 36 vjeçe dhe Simone Silvagni, 42 vjeç. /a.y/noa.al