Transmetuar më 17-12-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video informuese, lidhur me bonusin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit.

“Me këtë videoinformacion mbi paketën e solidaritetit vënë në mbështetje të pensionistëve për festat e fundvitit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video thuhet se bonusi i pensionistëve është 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist në fund të vitit, me një fond total prej 3.2 miliardë lekë, ku përfitojnë 656 mijë pensionistë.

Po ashtu hiqet paralele edhe me bonuset e dhëna në vitet e kaluara.

Ndër të tjera në video, kujtohen edhe shpërblimet e dhëna gjatë qeverisjes së demokratëve ku thuhet, “Dhe për të mos harruar nga vijmë në vitin 2010 qeveria e vjetër dha zero shpërblim për pensionistët, në 2011 zero shpërblim dhe në vitin 2012 dy mijë lejë shpërblim”. /a.y/noa.al

Njoftimi zyrtar: Ja kur nis shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët