Transmetuar më 16-12-2018, 21:42

Në Rusi është zbuluar një lloj i ri dinozauri. I emërtuar Volgatitan, dinozauri i përkiste një familje dinozaurësh me qafë të gjatë të quajtur sauropods.

Peshonte 17 ton dhe ka ecur në tokë 200 milionë deri në 65 milionë vjet më parë.

Dinozauri i madh u identifikua nga shtatë rruaza të tij, që ishin mbërthyer në një shkëmb për 130 milion vjet, teksa u zbuluan në brigjet e lumit Vollga pranë Ulyanovskut në vitin 1982.

Por tani shumë vite me pas eshtrat u rishikuan nga ekspertët në një laborator në Rusi.

Alexander Averianov i Akademisë Ruse të Shkencave tha për Fox Neës se fosilet vijnë nga një shkëmb i sedimenteve detare të cilat janë të pasura me fosile jovertebrore, si amoni dhe eshtrat e zvarranikëve detarë. /k.k/noa.al/