Transmetuar më 16-12-2018, 21:05

Vullneti i personit për të arritur diçka në jetë, arrin të mposhtë edhe sfida në dukje të pamundura.

I tillë është edhe rasti i një gruaje 82-vjeçare, nga Britania e Madhe, e cila arriti të marrë patentën me provën e parë.

Josephine Sheeka, e cila jeton pranë qytetit britanik të Colchester, ka vendosur të regjistrojë mësimet për patentë, pasi ajo donte më shumë liri dhe pavarësi.

Pavarësisht se duhej të pushonte pas një operacioni, kjo gjyshe i kaloi të gjitha testet me të parën.

Instruktori i makinës tha se ajo ishte kursantja më e vjetër e shkollës së tij.

“Ajo kishte vetëm vullnetin dhe bëri gjithçka që kishte mësuar. E kam trajtuar atë si çdo kursant tjetër”, tha instruktori. /k.k/noa.al/