Transmetuar më 16-12-2018, 20:24

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti, ku denoncon se Edi Rama dhe Erion Veliaj po tentojnë të blejnë studentët.

Përmes mesazhit, thuhet se ka tentativa dhe përpjekje konkrete për të shpërndarë protestën.

foto galeri

“Përshëndetje Doktor. Edhe tek Arkitektuara po tentohet të blihen studentët (disa u shiten) pikërisht aty duan ta çajnë protestën aty ku ajo nisi.

Palo dekani i arkitekturës që duhet shkarkuar i pari në atë shkollë po blen studentët me urdhër të Rama-Veliaj”, shkruan studenti.

foto galeri

Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar nesër një protestë kombëtare ku kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive. /k.k/noa.al/