Transmetuar më 16-12-2018, 20:04

Në të gjithë qarkun e Lezhës janë 33 të shumëkërkuar të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale.

Lista është publikuar nga Policia e Shtetit ku në krye qëndron Dritan Syziu, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda si drejtues i bandës së Mirditës.

Ai akuzohet për për ngjarjen e 28 qershorit të vitit 2000 ku u vra punonjësi i policisë Gjon Pacuku.

Efektivi u qëllua me armë, pasi shkoi në vendin ku u njoftua për një grabitje të aramtosur.

Në listë janë persona të dënuar për vrasje si dhe 2 të tjerë të dënuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekje.

Tre nga të kërkuarit e Lezhës janë të dënuar me burgime të përjetshme, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime nga 15 deri në 30 vjet heqje lirie. /k.k/noa.al/