Transmetuar më 16-12-2018, 19:38

Detaje të tmerrshme: Fëmija i tyre 3 vjeç e gjysmë sheh skenën kur i ati grek që vari veten, përdhunoi motrën 10 vjeçe. Më pas tmerri vazhdon…

ATHINË, NOA.AL – Një shtetas grek i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. 53-vjeçari u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në qilarin e shtëpisë, zona e Thriasio, në Athinë.

Viktima ishte i martuar me një grua shqiptare, teksa kjo e fundit kishte edhe një vajzë 10-vjeçare nga martesa e parë.

Mësohet se burri kishte abuzuar seksualisht me të miturën, ndërsa pranë trupit të tij u gjet një letër ku shkruhej “kërkoj ndjesë për të keqen që bëra”.

Gjithçka u zbulua nga vajza tre vjeç e gjysmë e çiftit. Vogëlushja tregoi tek e ëma se i ati e vuri para televizorit që të shihte filma me kartonë dhe vajti në krevat që të shtrihet me motrën e tij të madhe, pra vajzën 10-vjeçare që e ëma e tij kishte nga martesa e parë.

Atje, sikurse tregoi ca me fjalë dhe ca me duar, pa se i ati ishte sipër trupit të motrës.

Nëna e tmerruar, shkoi në krevat dhe gjeti atje edhe pika gjaku që vërtetuan ç’ka tha fëmija. Bashkë me vajzën e përdhunuar, bënë denoncimin në polici.

Para kësaj, çifti ka debatuar ashpër pas ankesave të fëmijës, pasi fillimisht 53-vjeçari mohoi gjithçka.

Por ndërhyrja e 3-vjeçares në debat i la lënë të gjithë gojëhapur: "Mami, babi uli pantallonat dhe u fut i zhveshur në dhomën e motrës”, ka thënë qartë vogëlushja. /k.k/noa.al/