
Një mësuese në moshë të re, i është “qepur” një djali të mitur duke e ngacmuar seksualisht edhe me dërgim të fotove lakuriq të trupit të saj.
Ramsey BethAnn Bearse, 28 vjeçe, ish Miss Kentaki 2014, në West Virginia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mësuesja që shikoni në foton e mëposhtme, që akuzohet për ngacmime seksuale ndaj djalit të shkollës ku jep mësim, një 15-vjeçar.

Ramsey BethAnn Bearse pas arrestimit
Policia në Kentaki kreu arrestimin e të dyshuarës pak ditë më parë, kurse në një komunikim sot për publikun lokal, tha se ndaj 28-vjeçares rëndojnë aktor akuza, ngacmim i të miturve, tejkalim të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, abuzim me të mitur të pambrojtur, si dhe vepra të turpshme.
Ishin prindërit e djalit, ata që gjetën te telefoni i tij celular, fotot lakuriq të mësueses së të birit.
Menjëherë njoftuan policinë dhe kjo e fundit nisi hetimin.
Ramsey BethAnn Bearse ishte Miss Kentaki katër vjet më parë dhe ishte marrë me botën e modelingut, por e braktisi atë për mësuesinë dhe nisi të jepte mësim në gjimnazin Andriew Jackson pranë Çarleston, raporton noa.al duke cituar njoftimin zyrtar nga sherifi i zonës.
Në deponimin që i dha grupit hetimor, 28-vjeçarja pranoi se i kishte dërguar fotot lakuriqe djalit 15-vjeçar, përmes Snapchat dhe se e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Ramsey BethAnn Bearse
Hetuesit duan të zbardhin se deri ku kishte shkuar mësuesja me veprimet e saj, nëse ka bërë seks me të miturin dhe nëse ka “viktima” të tjera të saj në këtë shkollë.
/noa.al/