Transmetuar më 16-12-2018, 19:19

Supersfida e kësaj jave në kampionatin anglez të futbollit ishte ajo me Liverpulit dhe Mançester Junaitid.

Dy skuadrat rivalizojnë për titull në këtë sezon, ndërsa të kuqtë e Jurgen Klop korrën një fitore të merituar.

Tre gola, dy nga të cilat të shënuar nga Xherdan Shaqiri që erdhi nga stoli, i dhanë kreun Liverpulit që kalon “qytetarët” me një pikë.

Shaqiri ndihmoi skuadrën në një moment delikat kur Siti barazoi shifrat me Lingard.

Një gol në të 73-tën dhe një tjetër në të 80-ën, i dhanë fitoren e merituar Liverpulit duke kryesuar tabelën e klasifikimit. /k.k/noa.al/