Transmetuar më 16-12-2018, 17:53

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm edhe pasditen e sotme në protestën e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Në fjalën e tij për mediat, Basha tha se ajo që po bëhet me Unazën e Re është një krim shtetëror, ku kryeministri Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt.

"Kemi të bëjmë me një krim shtetëror ku janë përfshirë nga i pari tek i fundit. I vetmi njeri që koordinon një vjedhje të tillë, është Edi Rama. Rama është i përfshirë drejt përdrejt  në këtë aferë", u shpreh Basha.

Basha ka vijuar mw tej duke thwnw se kryeministri Rama ka kapur edhe prokurorinw e cila sipas tij ka 6 javw qw hesht.

"Rama ka kapur edhe prokurorinë, e cila ka 6 javë që hesht. I ka mbushur burgjet me qytetarë. Banorët janë bashkuar dhe falë këtij bashkimi kjo e vërtetë ka dalë në shesh. Nuk ka njeri që nuk e kupton që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të përmasave të mëdha ku janë të përfshirë krerët e qeverisë", u shpreh Basha./a.k/noa.al/