Transmetuar më 16-12-2018, 16:34

Edhe pse në moshë të mitur, kjo vajzë 17-vjeçare që shihni në foton kryesore, u lidh me një djalë edhe më të vogël se vetja dhe mes tyre pati raport seksual.

Breana Rouhselang

Por kjo lidhje intime rezultoi fatale për të miturën, sepse i dashuri i saj 16-vjeçar që e shihni në foton më poshtë, u tregua i pamëshirshëm: E vrau bashkë me fëmijën që kishte në bark, pak pasi mori vesh se e dashura e tij kishte mbetur shtatzënë.

Aaron Trejo

Nuk mjaftoi kjo, 16-vjeçari Aaron Trejo, e hodhi në plehra të dashurën shtatzënë, që priste pas tre muajsh të sillte në jetë fëmijën e pafajshëm.

Ngjarja e trishtë ndodhi në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton noa.al.

Breana Rouhselang, vajzë e kolegjit shkollor në Indiana, u gjet në koshin e plehrave, disa orë pasi ishte vrarë nga i dashuri i saj Aaron Trejo.

Policia lokale, kreu një hetim për ngjarjen e ndodhur gjashtë ditë më parë dhe tha sot se vrasja kualifikohet si krim pasioni.

Sakaq, i dyshuari Trejo, tha se ishte grindur keq me Brianën sepse ajo u vonua t’i tregojë që kishte mbetur shtatzënë dhe kur e mori vesh, ishte vonë për ta dështuar.

“E vrava pas kësaj”, – tha në polici, adoleshenti Aaron Trejo.

Krimi ishte tejet i shëmtuar: I riu e kishte goditur plot herë me thikë të dashurën dhe më pas e kishte mbytur derisa i kishte marrë jetën.

Por rrëfimi i të miturit, erdhi pasi ditën që u zbulua trupi, mohoi të ishte ai autori i vrasjes. Kur u pyet nga familjarë dhe policia lokale, Aaron tha se kishte pritur në takim Brianën por ajo nuk erdhi.

Pas hetimit, ngjarja u zbardh dhe adoleshenti Tashmë gjendet në burg. /noa.al/