Transmetuar më 16-12-2018, 15:51

Është ndër të paktat emra të showbiz-it që i ka pranuar hapur ndërhyrjet estetike në trupin e saj.

E pikërisht për këtë arsye sa herë që Roza Lati është e ftuar në ndonjë program, apo qoftë edhe intervistë në median e shkruar, pyetjes për operacionet plastike duket se ajo nuk i shpëton dot.

Në videon promo të emisionit "Shiko kush luan", që moderatorja Luana Vjollca postoi në instagram, e shkëputur nga konteksti u dëgjua që Roza Lati të thoshte se ka një pjesë në trup për të cilën ajo nuk ndihet rehat dhe dëshiron ta bëjë sërish operacion.

E kjo është pikërisht hunda, të cilën moderatorja e “Why not” e ka pranuar edhe më herët që e ka bërë.

Roza Lati drejton emisionin "Who not" që transmetohet në "Ora News"./a.k/noa.al/