Transmetuar më 16-12-2018, 15:41

Bashkimi Studentor Shqiptar, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nesër, e hënë 17 dhjetor 2018 do të jetë protesta me praninë më të madhe studentore dhe mbështetës të tyre.

Kjo organizatë që është kryesorja në organizimin e studentëve në protesta, tha sot se të paktën 40 mijë të rinj e të reja do të marrin pjesë në tubimin e të hënës.

BSSH ka publikuar dhe itinerarin për nesër, që noa.al jua sjell më poshtë:

Duke nisur nga ora 08.30 studentët do të mblidhen nga Fakulteti i Mjekësisë e njëherësh në të njëjtën orë edhe nga fakultetet e tjera që gjeni në foton njoftuese më poshtë.

Në orën 10.00, të gjithë studentët do të bashkohen para Kryeministrisë ku do të qëndrojnë pa afat.

Image may contain: one or more people

Organizata lajmëroi se nesër do të ketë “bojkot absolut të universiteteve në të gjithë Shqipërinë”.

Po ashtu ajo ka lëshuar një thirrje ndaj bizneseve që nesër, të sigurojnë transport falas për të gjithë studentët nga rrethet që do të vijnë në Tiranë.

Më herët sot, Bashkimi Studentor Shqiptar kërkoi që liderët e opozitës, kryetari demokrat, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të mos marrin pjesë në protestë.

Pak para këtij njoftimi, Monika Kryemadhi njoftoi aktivizimin e të rinjve të LRI për të marrë pjesë në protestën masive që pritet të zhvillohet në Tiranë ditën e hënë.

Organizimi i Kryemadhit erdhi pasi të premten, studentët ftuan të gjithë popullin t’i bashkohet protestës, duke pasur si kusht të vetëm që të mos ketë flamuj politikë por vetëm flamuri kombëtar shqiptar.

Image may contain: text

/noa.al/

Image may contain: text