Transmetuar më 16-12-2018, 15:15

Fund i tmerrshëm për dy vajza në moshë të mitur, nxorën foto selfie dhe menjëherë më pas u hodhën fatalisht në një pus.

Ngjarja ka për protagoniste dy vajza 17-vjeçare nga India.

Orët e fundit janë publikuar detaje dhe foto që gjeni më poshtë, mbi tragjedinë e ndodhur më 22 nëntor të këtij viti.

Të miturat kishin bërë një marrëveshje vdekjeje mes tyre.

Ato shkuan pranë një pusi, bënë foto selfie duke buzëqeshur dhe i nxorën në profilin e tyre në WhatsApp.

Pas kësaj, u hodhën që të dyja në pus duke gjetur vdekjen e dhimbshme.

Telefonat celularë, këpucët dhe tesha të tjera u gjetën pranë pusit ku vajzat kryen vetëvrasjen.

Dy vajzat ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën. Ato e kalonin gjithë kohën bashkë dhe visheshin me të njëjtat rroba.

Familjarët e tyre thanë se ishin të shokuar nga ajo që u ka ndodhur.

Prindërit pohuan se vajzat nuk kishin dhënë asnjë sinjal për këtë akt tragjik.

Policia hetoi dhe zbuloi se njëra nga vajzat sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. /noa.al/