Transmetuar më 16-12-2018, 14:32

Një histori interesante vjen nga Çerma e Lushnjes me protagoniste Hume Dashin, një grua që ka mbetur "pa gojë" kur ka shkuar në bankë të tërheqë pensionin.

Aty i bëjnë me dije se në vend të pensionit prej 143 mijë lekë të vjetra, i kane hedhur 143 milionë lekë.

Ja rrefimi i gruas

Une i hoqa nga fshati ku i merrja lekët e pensionit dhe i çova në bankë, atje pyes më ka ardhur apo jo pensioni? Ajo më thotë, po ka ardhur. Më pyet sa vite ke pa e marrë, sa merr? Më tha të ka ardhur një shume e madhe sa të bësh një pallat.

Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë leke dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj ti marr ashtu. Nuk i du fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”- tha ajo

A je mirë nga mendja? – e pyet gazetari

Opo ti marrë kushdo, unë nuk i dua. Hallin ato që e kanë bërë gabnimin nuk e di ti tërheqin prapë, unë dua pensionin tim”- thotë Hume Dashi.