Transmetuar më 16-12-2018, 13:44
Foto ilustruese

ATHINË, NOA.al – Një burrë në moshën 53-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u varur në depon pranë shtëpisë, pasi nuk përballoi dot më turpin që e kaploi pasi u arrestua për abuzim seksual të vajzës së gruas së tij.

"I akuzuari, u var te qilari pranë shtëpisë së tij përballë spitalit Thriasio në Elefsina pranë kryeqytetit grek Athinë", – raporton noa.al duke cituar një komunikatë të policisë lokale.

Viktima ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare, emigrante shqiptare, e cila i tha policisë se i shoqi kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj dhjetëvjeçare që e kishte nga martesa e saj e parë.

I akuzuari, i kishte kërkuar të shoqes që të mos e denonconte, duke deklaruar se ishte i penduar për gabimin e bërë. Në vijim, i shoqi e kishte paralajmëruar gruan se nuk do ta përballonte dot turpin dhe do të vriste veten.

E shoqja nuk pranoi kërkesën dhe dje në mbrëmje (e shtunë), policia mori në dorë kallëzimin penal ndaj 53-vjeçarit dhe e arrestoi.

Disa orë më vonë, sot në mëngjes, i akuzuari u gjet i vdekur pasi ishte varur në qilarin poshtë shtëpisë.

Viktima kishte lënë një letër ku shkruante: “Më fal për atë që bëra”.

Çifti kishte një vajzë 3 vjeç e gjysmë nga martesa e tyre. Më parë, burri kishte pasur edhe tre fëmijë me gruan e parë ndërsa e shoqja aktuale, një vajzë, e cila u bë protagoniste e kësaj ngjarjeje të trishtë.

Gjithçka u zbulua nga vajza tre vjeç e gjysmë e çiftit. Vogëlushja tregoi tek e ëma se i ati e vuri para televizorit që të shihte filma me kartonë dhe vajti në krevat që të shtrihet me motrën e tij të madhe, pra vajzën 10-vjeçare që e ëma e tij kishte nga martesa e parë.

Atje, sikurse tregoi ca me fjalë dhe ca me duar, pa se i ati ishte sipër trupit të motrës.

Mes burrit dhe gruas shpërtheu një debat i ashpër dhe i akuzuari po e mohonte ngjarjen. Por ndërhyrja e 3-vjeçares në debat i la lënë të gjithë gojëhapur: "Mami, babi uli pantallonat dhe u fut i zhveshur në dhomën e motrës”, ka thënë qartë vogëlushja.

Nëna e tmerruar, shkoi në krevat dhe gjeti atje edhe pika gjaku që vërtetuan çka tha fëmija. Bashkë me vajzën e përdhunuar, bënë denoncimin në polici.

Σοκ: Η καταγγελία σε 53χρονο για ασέλγεια σε βάρος της θετής του κόρης που τον οδήγησε στην αυτοκτονία!/noa.al/