Transmetuar më 16-12-2018, 13:33

Studentët kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 12-të për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata vijojnë të qendrojnë të palëkundur, duke refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Ndërkaq ky i fundit ka bërë një tjetër thirrje për dialog në rrjetet sociale.

Kësaj radhe Rama ka gjetur një shprehje të ish-zonjës së parë, politikanes, diplomates dhe aktivistes amerikane Eleanor Roosevelt.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku ne duhet të dialogojmë- Eleanor Roosevelt”, shkruan Rama në Instagram./a.k/noa.al/