Transmetuar më 16-12-2018, 13:08

Gjatë një takimi në Korçë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të rinjve të LRI-së që të "hedhin" kartat e anëtarisisë dhe t’i bashkohen protestës së studentëve.

Gjatë takimit me strukturat e Korçës, Kryemadhi u shpreh se studentet i dhanë një mësim të mirë politikës shqiptare.

“Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Nesër të gjithë në protestë para kryeministrisë. Protesta e studentëve, një mësim për politikën. Bashkohuni me studentët. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Nëse pedagogët në Korçë kanë pak dinjitet, duhet të ngrihen dhe të protestojnë bashkë me studentët. Bashkohuni me studentët dhe mos lejoni përçarësit", u shpreh Kryemadhi në fjalë e saj.

Ajo ka vijuar më tej:

"Vetëm një i çmendur nuk pranon që të heq paratë nga xhepi i vet, për të mos iu dhënë mundësinë minimale studentëve shqiptarë. Shqipëria po kërkon bijtë e saj, për liri dhe të ardhme. Të zgjoni gjyshërit tuaj që marrin minimumin e pensioneve. Kërkoni ndihmesën e gjyshërve tuaj që të jenë në krye të kësaj proteste"./a.k/noa.al/